Ky është personi që plagosi pesë anëtarët e familjes Topalli

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se në lidhje me plagosjen e djeshme në Drenas, ku mbeten të lënduar gjashtë persona, pesë me armë zjarri dhe një me mjete të forta, janë arrestuar shtatë të dyshuar.

Sipas policisë, deri të përleshja mes familjes Gjeli nga Likoshani dhe Topalli nga Baica ka ardhur pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre.

S.Gjeli është i dyshuari që me revolen e tij la të plagosur pesë anëtarët e familjes Topalli, ndërsa këta të fundit me mjete të forta e kishin rrahur më pas S.Gjelin.

Policia e Kosovës është duke u marrë intensivisht me rastin ndërsa sipas tyre që të gjithë të përshirë në këtë mosmarrëveshje aktualisht mbeten të dyshuar.

Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa policia ka konfiskuar edhe pistoletën e tipit Glock-17, cal-9×21, një fishekë dhe pesë gëzhoja të kalibrit të njëjtë, një shufër metalike dhe një shkop druri, ndërsa është sekuestruar edhe një veturë e cila dyshohet të jetë e përshirë në rast.

“Me vendim të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit që ka shtënë me armë, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor, tre (3) prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse katër (4) kanë vazhduar tretmanin mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë