Kush e dogji xhaminë e këtij fshati në Drenicë

Një person, me të meta mentale dyshohet se ka djegur shtëpinë e fqinjit të tij dhe xhaminë e fshatit Runik të Skenderajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën në orën 06 e 46 minuta.

“Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuare nga zjarri është rreth 30.000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton DrenicaOnline.

Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë