Erleta Matoshi fiton vendin e parë për pikturë në Prishtinë (Foto)

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, organizoi ekspozitë me punimet e nxënësve të nivelit të arsimit parauniversitar të komunës.

Ekspozita u realizua në Galerinë e Fakultetit të Arteve ndërsa nxënësja Erleta Matoshi u shpallë fituese duke e zënë vendin e parë, për pikturën më të mirë të realizuar në nivel komune.

Erleta është vetëm 15 vjeçe por talenti i saj për vizatimin tejkalon pritshmërinë, transmeton DrenicaOnline.

Ajo vjen nga Hajvalia dhe është nxënëse e klasës së nëntë. Ka talent të jashtëzakonshëm në fushën e artit pamor.

Çmimin për vendin e parë të marrë me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë asaj ia ndau kreu i arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihu./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë