E turpshme: Shkatërrohet në Drenas obelisku i pavarësisë ”Kosova10”

Është shkatërruar nga persona të panjohur ikona “Kosova10” e cila kishte gjetur vend në Sheshin e Drenasit për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ikonat #kosova10, që janë edhe hashtag zyrtar i këtij dhjetëvjetori, me rreth 8 metra gjatësi dhe rreth 1.5 metra lartësi, janë shpërndahen në dhjetë komuna të Kosovës.
Njëra prej Komunave që kjo ikonë kishte gjetur vend është edhe Drenasi, transmeton DrenicaOnline.
Gjatë vendosjes se ikonës ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, Nënkryetari Gani Syla dhe Drejtoresha e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Flutura Avdiu.
Ende nuk dihet nëse deri tani organet e rendit kanë identifikuar autoret e kësaj vepre të turpshme./DrenicaOnline/