Këta janë personat e përfshirë sot në plagosjen me armë zjarri në Drenas

“Drenicasot” merr vesh se të përfshirë sot në plagosjen me armë zjarri janë dy familje nga Drenasi.

Familja Gjeli nga Likoshani i Drenasit dhe familja Topalli nga Baica gjithashtu e Drenasit kanë pasur konflikte të vazhdueshme tash e sa kohë.

E gjitha kishte filluar nga disa konflikte të nxënësve në shkollën e mesme që kishte vazhduar tutje deri tek rrahjet e vazhdueshme kohë pas kohe që nodhnin në mes këtyre dy familjeve.

Sot më 17 Shkurt, ditën e Festës së Pavarësisë së Kosovës ndodhi edhe ajo më e rëndja kur u shtie edhe me armë zjarri, që për pasojë pati disa të plagosur, ngjarje kjo që ndodhi në Qendër të Drenasit./Drenicasot/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë