A e dini ku ruhet deklarata origjinale e Pavarësisë së Kosovës?

Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e saj, nëpërmjet një deklarate të lexuar në Kuvend.

Deklarata orgjinale e pavarësisë ishte shkruar me dorë nga artisti Shyqri Nimani, e kjo punë, atij i kishte marrë kohë 15 orë.

E deklarata e vetme origjinale tani gjendet në zyren e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan Magazina.al

Ajo ishte e vendosur në një tavolinë të mbuluar me xhamë, ndërsa tani qëndron e varur në murin e zyres së kryetarit të Kuvendit, e ku çdo mysafirë që takon Veseli në zyrën e tij mund ta shohin këtë dokument të rëndësishëm.

Ndryshe, një herë deklarata origjinale ishte vendosur që të qëndroj në Muzeun e Kosovës, por për shkaqe sigurie ajo qëndron në zyren e Kryekuvendarit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë