Poni është njëra ndër këngëtaret tona e cila pëlqehet gjithandej ku ka shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.
E së fundmi ajo ka pozuar me Medën dhe Vjollca Haxhiun, ku kjo foto duket se është bërë në ndonjë mbrëmje muzikore që treshja në fjalë kanë kënduar bashkë.
E më pas këtë foto është Poni ajo e cila e ka hedh në instagram, ku e shoqëron me fjalët: “Me dy yje Decan Drenice Laberi”. Vërtet ia ka qëlluar Poni se ashtu sikurse që pëlqehet ajo në të gjithë shqiptarinë, janë edhe Meda e Vjollca që pëlqehen shumë gjithandej ku ka shqiptar.
Por, e bukura e kësaj fotografie është se tre yje që ju i doni e i pëlqeni shumë, shihen bashkë, madje ata duket se kanë raporte shumë të mira kolegiale.