Lushtaku takohet me Mc Kreshën (FOTO)

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku është takuar me artistin e njohur i cili po ashtu është nga Prekazi heroik, MC Kresha.

Kresha është parë në mes të zyrtarëve të PDK-së në Skenderaj përkrah Lushtakut i cili bashkangjitur me fotografinë e publikuar ka edhe disa fjalë për Kreshën, shkruan Magazina.al.

Sami Lushtaku- Mc Kreshën e quan si artist të veçantë dhe me vlera kombëtare.
‘Është kënaqësi të takoj artistë të ndryshëm dhe të veçantë. MC Kresha është artist vërtetë i veçantë, shumë i dashur për publikun, këngëtar i mrekullueshëm dhe djalë me vlera kombëtare. Arti është shprehje e shpirtërores, kurse artistët përfaqësojnë imazhin më të mirë të vendit!’, janë këto fjalët e lushtakut bashkangjitur me fotografinë e publikuar:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë