Ky është adresimi i Veselit për 10 vjetorin e pavarësisë (VIDEO)

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një video mesazhi.
“Ne jemi gjenerata më fatlume që patëm nderin të jemi pjesë e rrëfimit madhështor për ndërtimin e shtetit tonë të pavarur e sovran. Së bashku, në pak vjet kemi arritur shumë. Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë, atdheu ynë është më i konsoliduar, më i fuqishëm dhe më i sigurt në rrugëtimin euro-atlantik. Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë, të gjithë jetojmë më mirë, prindërit tanë jetojnë më mirë, fëmijët tanë janë të lumtur”, thuhet në adresimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ditën e pavarësisë.
Ai ka shtuar se të gjithë janë të vetëdijshëm për sfidat që vendi ka përpara, ndërsa është shprehur se duhet bërë kthesa e madhe e transformimit ekonomik të Kosovës.