Homazhe tek lapidari në kompleksin metalurgjik “Feronikeli” (Foto)

Homazhe tek lapidari në kompleksin metalurgjik “Feronikeli” (Foto)

Në kompleksin metalurgjik “Feronikeli” në Drenas, sot sindikata e pavarur në bashkëpunim me menaxhmentin e fabrikës kanë bërë homazhe para lapidarit të ish punëtorëve që ranë për lirinë e vendit, i cili gjendet në kompleksin e gjigantit, raporton DrenicaOnline.

Pas homazheve, punëtorët u ftuan për një koktej rasti ndërsa ata e mirëpriten edhe prezencën e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovcin.

Kurora lulesh tek lapidari kanë vënë sindikata, menaxhmenti dhe kompanitë “Dijamanti”, “Nazif Hajdini” dhe “L&L compani”./DrenicaOnline.

 

 


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë