20- vjeçari bie nga kati i pestë, merr lëndime të rënda trupore
				
    
Gjatë orëve të para të pasdites së sotme një person në Fushë Kosovë, është rrëzuar nga kati i pestë derisa ishte në vendin e tij të punës.
Viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku tash e disa orë është duke marrë trajtimin mjekësor. Gjendja e tij raportohet të jetë kritike.
Viktima gjendet në emergjencën e QKUK’së dhe nga rënia ka marrë lëndime në këmbë, nofull si dhe në disa pjesë të tjera trupore.
“Rreth orës 12:00 ka ardh. Është në emergjencë. Ka lëndime të ndryshme. Është duke iu ofrua ndihma e nevojshme mjekësore”, i kanë thënë zyrtarë të QKUK’së Expressit.
			
