Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, do të festojë dhjetëvjetorin e Pavarësisë së bashku me bashkëvendësit e saj.
Ajo do të këndojë nesër ne sheshin “Skenderbeu” para mijëra qytetarëve, njofton Klan Kosova.
Në koncertin madhështor do të performojnë edhe këngëtarë e artisë të tjerë, ndërsa Rita pritet të dalë në skenë rreth orës 22:00.
Ajo mbrëmë ka publikuar një videomesazh, ku ka premtuar një surprizë të madhe në koncertin që do të mbahet për nder të dekadës së parë të Pavarësisë.
			
