Rita Ora do të vijë në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë dhe nuk ka ndryshuar asgjë rreth organizimit të 17 Shkurtit
Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Gazetën Express se nuk ka asnjë anulim rreth festës dhe organizimit për 17 shkurt, së këndejmi edhe koncerti ku e ftuar është këngëtarja Rita Ora.
“Nesër do të aprovohet buxheti në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë kështu që gjithçka do të shkojë sipas planit, sipas Këshillit Organizativ”, kanë thënë nga Qeveria.
Institucionet shtetërore kishin konfirmuar ardhjen e këngëtares kosovare me famë botërore, por së fundmi u raportua se ardhja e saj mund të anulohej për shkak të disa vonesave.
Megjithatë, nga Qeveria konfirmohet se në festën e dekadës së parë të shtetësisë çdo gjë do të shkojë ashtu siç ka qenë e planifikuar.
“Krejt çka është e planifikuar deri më 18 do të jetë e realizueshme”.
Në buxhetin që do të miratohet nesër, kostoja totale e shpenzimeve për 17 Shkurt pritet të arrijë shifrën e 300.000 mijë eurove.
Rita Ora nuk kishte pranuar të paguhej nga shteti i Kosovës për koncertin që do ta mbajë Ditën e Pavarësisë. Këtë e kishte bërë të ditur ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kur kishte njoftuar për ardhjen e futbollit.
“Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, kishte shkruar Pacolli në Facebook.