Që nga fejesa me djalin e këngëtares, Hammin, Gëzime Krasniqi u bë një nga rejat më të komentuara të estradës, shkruan GazetaBlic.
Ajo u fejua vitin e kaluar, një fejesë që ngjasonte me një dasmë me mbi 300 të ftuar, e shumë prej tyre këngëtar nga estrada.
Edhe pse jo shumë aktive në rrjetet sociale ajo mbetet një nga rejat më të komentuara në mediet rozë. Së fundmi ajo ka udhëtuar me Hammin drejt Mavrovës për pak kohë relaksi.
Nga atje bukuroshja po publikon fotografi të ndryshme e që çifti po duken shumë të lumtur.
Në foton e fundit të publikuar në InstaStory, e veshur me rroba skijimi ajo po duket e mrekullueshme.



