Opozita e Drenasit mobilizohet për nesër (FOTO)

Opozita e Drenasit është mobilizuar në prag të një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal e cila do të mbahet nesër, raporton DrenicaOnline.
Isa Xhemajlaj, Vehbi Berisha, Nexhmedin Bala, Xhavit Drenori, Sokol Bylykbashi dhe Beqir Kiçina, janë parë së bashku në një prej lokaleve në Drenas duke u konsultuar para mbajtjes së seancës e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës: Shkelja e akteve juridike në Komunën e Drenasit.
Se si do të rrjedh kjo seancë mbetet të shihet por e fundit që u mbajt në këtë vend ishte shumë e tensionuar mes opozitës dhe mazhorancës./DrenicaOnline/