Drenasi gati për shënimin e përvjetorit të 10 të shpalljes së pavarësisë

Që nga nesër në Kosovë nisin aktivitetet për të shënuar dhjetë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Komuna e Drenasit është njëra prej shumë komunave të vendit që është përkujdesur që të vendos flamuj shtetëror nëpër sheshin e qytetit në prag të shënimit të kësaj feste të madhe, transmeton DrenicaOnline.
Qytetarët e kanë mirëpritur këtë veprim të Komunës së Drenasit dhe shpresojnë që gjatë këtyre ditëve të këtë edhe organizime për të shënuar përvjetorin e pavarësisë./DrenicaOnline/