Bukuroshja Afrona Dika e cila tash e një kohë të gjatë është në lidhje me këngëtarin Blero Muharremi, është shumë e përfolur në mediet rozë.
Ajo po qëndron në Milano për një vizitë, nga ku u shfaq me një veshje tejet të hapur, që gati zbulonte më shumë se ç’duhej, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, duket se partnerit të saj nuk i pengon kjo gjë, vetëm sa ia shton dashurinë që ka për të.
Sipër fotos së Afronës, Blero la koment me këto fjalë “E dashura ime e bukur”.
