Kjo është Miss Drenasi (Foto)

Ditën e djeshme në qytetin e Drenasit është mbajtur eventi ku është zgjedhur vajza më e bukur e qytetit.

Në mesin e gjithë atyre vajzave të bukura ishte Aulona Qorri ajo e cila mori vëmendjen e të gjithëve, kësaj nuk i rezistuan as juria profesionale.

Juri kjo e përberë nga producenti i njohur si kryetar jurie, Dashnor Asllani nga Moda City, Miss Kosova 2014 Kaltrina Neziri, vajza qe denjësisht përfaQëSOI kOSOVëN Në ‘Miss Universe’, bukuroshja drenicase Besa Gashi, gazetari Visar Kalludra, dhe gazetarja e GazetaBlic Arlinda Hoti, të cilët me plotë merita Aulona Qorrit i dhanë titullin e “Miss Drenasit”, ku kurorën e gjithë kësaj i dhuroi Edona Bazaj, vajza e cila mbajti ketë kurorë për një vit me radhë, transmeton GazetaBlic.

Në mesin e gjithë femrave që morën disa tituj të ndryshëm, ishte çmimi ‘Miss Press’ i cili iu besua që ta ndante gazetarja e GazetaBlic, çmim ky i cili iu dha Erona Bytyqit, vajza e cila kishte një paraqitje shumë të mirë.

Për gjithë atmosferën e këtij eventi ishte e pranishme këngëtarja drenicase Kosovare Hasi. E cila njëjtë si shkëlqyen Miss-et edhe ajo mori vëmendjen e të gjithëve.

Prezantues ishte Burim Kiqina, dhe organizues i eventit, po ashtu bashkë me të ishin edhe prezantuesja Marigona Nebihu dhe Albisona Bequku.

Producenti Dashnor Asllani për GazetaBlic në fund të gjithë eventit për GazetaBlic ka treguar në detaje përkushtimin e tij për të ju ndihmuar vajzave të reja, po ashtu edhe për bashkëpunimin e mirë dhe të sinqertë që ka me to dhe mirëkuptim të ndërsjelle edhe me familjarët e atyre vajzave që karrierën e tyre e bëjnë me menaxhimin e tij.

Qytetaret e Drenasit po ashtu ishin shumë falënderues për ketë, kjo pasi që shumë femra drenicase kanë dyert e hapura për ndihmesë tek Moda City dhe menaxheri Dashnor Asllani.

Më poshtë ju sjellim disa pamje nga eventi i djeshëm:

Në mbështetje të madhe ky event e ka pasur edhe nga komuna, ku pjesë e tij ishte Skender Hasi, i cili e ka përcjell këtë ngjarje kulturore për qytetin dhe e ka vlerësuar shumë të gjithë organizimin, dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar tutje vajzën e cila fitoi kurorën e më të bukurës./GazetaBlic.com

Fotografitë janë realizuar nga fotografi Albert Sinani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë