Lufta s’ka të ndalur, ja çka bën Shkurta për inatin e Shyhretes (Foto)

Këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë simpatizuesit e këngës së saj.

Ajo ka bërë të ditur se sot do të publikojë këngën e cila është bashkëpunim me vajzën e saj Gresën, shkruan Magazina.al

Këngëtarja ka bërë të ditur se kënga me titullin “Nëna Ime” i kushtohet nënës dhe do të publikohet me rastin e ditës së nënave e cila u festua ditë më parë

“Pershendetje për të gjithë Ju që jeni simpatizues të këngës sime ju informoj ashtu si që iu kam premtuar se per nderë të 8 Marsit – Ditës së Nënave nesër do te editoj videoklipin e kengës NENA IME të cilen e kemi realizuar bashkë me vajzen time Gresa Behluli” ka shkruar Shkurte Fejza.

Ndryshe, ky nuk është bashkëpunimi i parë që sjellin nënë e bijë, pasi edhe me herët ato kanë publikuar duete.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë