“Moleri” ka një pyetje për Naim Abazin! Ja cila është ajo (Foto)

Humoristi Shpëtim Desku që për të gjithë njihet si “Moleri” i “Përrallë me tupan”, tash e një kohë ka ndërruar profesion duke u bërë udhëheqës i një emisioni në po të njëjtin televizion që ai luante rolin e “Molerit”

Ai si duket ka të ftuar Mihrije Brahen, ku me këtë rast edhe ka bërë një foto me të, ndërsa foton e ka nda me ndjekësit e tij nëpër rrjetet sociale, ku e ka shoqëruar me shkrimin e bashkangjitur:

“Ka je o Naim Abazi s’dole hiq me nejt”.

Këtë pyetje sigurisht ai ia bën Naimit sikur në shaka, duke aluduar për 8 mars, që Naimi nuk ishte në këtë foto me gruan e tij Mihrijen./Kosovarja/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë