Këngëtares Kosovare Hasi i është ndarë mirënjohje me rastin e 8 marsit. Ajo ka pranuar mirënjohje nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas për kontributin e dhënë “gruaja për gruan”. Kosovare Hasi ka falënderuar qendrën për këtë mirënjohje dhe ka thënë se gjithmonë do të jetë në përkrahje të Grave dhe vajzave të vendit tonë.


