Leonora, tek varri i babait (Foto)

Këngëtarja jonë e madhe, Leonora Jakupi, është e bija e Qazës dhe Ferides.

Babai i saj i ndjerë, i vrarë në luftë, e ka lënë me zemër të thyer Leonorën dhe këtë e ka thënë shpeshherë këngëtarja. Ai ishte edhe frymëzim për këngët e saj patriotike, të cilat i këndon dhe me të cilat ka fituar edhe simpatinë e publikut gjithandej, transmeton Kosovarja.

Edhe kënga shumë e njohur “A vritet pafajësia”, e cila është shndërruar në himn dhe dëgjohet edhe sot me shumë emocione, është një dedikim për luftën, për të atin e saj. E, nëna e saj, Feridja, ndonëse me dhimbje, ia doli ta bëjë më të mirën për Leonorën, duke e menaxhuar atë dhe talentin e saj në mënyrën më të efektshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë