Ministria e Infrastrukturës investon në rrugët e Drenasit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Drenasit.

Me këtë Memorandum, Ministria  do të financojë realizimin e ndërtimit të urave në komunën e Drenasit në vlerë prej 30 mijë euro, asfaltimin e rrugës Polluzhë- Shtuticë – Dashec në vlerë prej 500 mijë euro,  asfaltimin e rrugës Baicë – Tërstenik në vlerë prej 250 mijë euro, rrugën në Fushticë të Ulët në vlerë prej 80 mijë euro, rrugën “Gani Elshani” në vlerë prej 250 mijë euro,  infrastrukturën në lagjen e dëshmorëve në Poklek në vlerë prej 200 mijë euro, asfaltimin e rrugës Llapushnik – Drenas në vlerë prej 150 mijë euro,  asfaltimin e rrugës Sankoc – Fushticë në vlerë prej 250 mijë euro dhe nënkalimin në Llapushnik në vlerë prej 50 mijë euro.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI.

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE falën tonë në Facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë