KEK rikthen në funksion A3-shin

KEK ka njoftuar se pas angazhimit maksimal ka arritur ta kthejë në punë njësinë A-3. Në njoftim KEK thotë se “me shumë sukses ka arritur që në muajin më të vështirë në dekadat e fundit si pasojë e kushteve ekstreme klimatike, ti mbaj të gjitha njësitë në operim”.

“Mirëpo, këtyre kushteve të rënda klimatike nuk i ka kaluar pa pasoja as KEK-u, dhe duke qenë se tani më kemi një ngritje të temperaturave, konformë obligimeve që kemi, jemi detyruar ti marrim disa veprime. Në termocentralin Kosova A, si pasojë e këtyre kushteve klimatike gjatë Janarit, gjendja e njësive është rënduar tejmase dhe nevoja për intervenim ka qenë e pa evitueshme, në mënyrë që të shmangim ndonjë ndalesë emergjente”, thuhet në njoftimin për media të KEK.

“Si rrjedhojë, KEK-u ka qenë i obliguar të ndalë njësinë A-5 dhe ka bërë maksimumin që konform procedurave ta zëvendësojë me njësinë A-3. Andaj, edhe angazhimi maksimal i punëtorëve dhe drejtuesve të KEK-ut ka rezultuar me sukses dhe kjo njësi tashmë është në operim. Më saktësisht, blloku A-3 u sinkronizua me rrjetin në ora 20:20, datë: 03.02.2017”, thuhet në njoftim.

KEK thotë se përkundër faktit se operimi në termocentrale gjatë këtij moti të ligë dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta ka qenë tepër i vështirë, ku shumica e vendeve te rajonit kanë qenë të detyruaratë përgjysmojnë prodhimin, falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kemi arritur, jo vetëm ti mbajmë në operim të gjitha njësitë, por edhe ta realizojmë prodhimin e planifikuar me përpikëri.

“Prandaj, muajin janar, kur kërkesa për konsum është më e larta gjatë gjithë vitit, KEK-u, e ka realizuar planin me një mesatare prej 96.8%.”

Sa i përket furnizimit të konsumatorëve sipas licencës, KEK thotë se kjo kompetencë bie mbi përgjithësinë e plotë të furnizuesit publik KEDS/KESCO, që ka të drejtën dhe përgjegjësinë ekskluzive si për blerje të energjisë nga KEK-u ashtu dhe importin nga regjioni kur ka mungesë të energjisë.

“KEK-u është i licensuar vetëm për eksploatimin e thëngjillit dhe gjenerimin e energjisë elektrike. Si rrjedhojë, çdo mos realizim i planifikimit apo devijim nga plani ndikon drejtpërdrejt në të hyrat e KEK-ut pasi që pagesa bëhet në bazë të prodhimit. Pra në jemi palë e dëmtuar dhe asnjë i licencuar tjetër pasi që kemi tarifa të rregulluara”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë