“Vizioni pёr Drenasin”, subjekt i ri politikё

Ish kandidati i pavarur pёr kryetar tё Komunёs sё Drenasit, Xhavit Drenori bashkё me ekipin e tij ka vendosur qё tё themeloj njё alternativё tё re politike pёr Drenasin.

Kёtё e ka bёrё publike vet ai nёpёrmjet njё postimi nё rrjetin social facebook.

Pёrmes platёformёs sё tij ai synon tё zgjedh problemet e grumbulluara nё qeverisjen lokale, shkruan AktivPress.

‘”Pastrimi” i arsimit nga mësimdhënës të pa kualifikuar dhe fallsifikatorë; menaxhim i mirëfilltë i buxhetit komunal duke ndalur keqpërdorimet sidomos në shpenzimet për projektet kapitale duke ju ofruar qytetarëve (taksapaguesve) tanë projekte cilësore dhe sanksionimi i zyrtarëve komunal dhe kompanive private që gjatë viteve të kaluara e dëmtuan/mashtruan qytetarin tonë; pastaj, kthimi i ligjshmërisë në çdo sektor qeverisës do jenë udhërrefyes i punës dhe angazhimit tonë”, ka shkruar ai.

Sipas tij formalizimi i “Vizionit pёr Drenas”, do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe njëkohësisht do tё shtrihet nё tёrё komunën e Drenasit./AktivPress

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë