Lirohen prej pagesës doganore personat me nevoja të veçanta

Në Republikën e Kosovës janë të shumtë ata qytetarë që po merren me biznese të mëdha ku dhe përfitimet po vazhdojnë ti kenë të larta ku njëra prej tyre është  blerja e  veturave  nga jashtë shtetit të Kosovës.

Për ardhjen e tyre në Kosovë duhet që të paguajnë taksën doganore, por kjo personave me nevoja të veçanta  ju lehtësohet andaj edhe  ju takon sipas rregullores të ligjit, Nr.03/L-109, ndërsa lehtësim për këtë çështje kanë edhe invalidët e luftës së UÇK-së me kategorinë e caktuar të personave duke e paraparë ligjin me Nr.04/L/054.

Në një përgjigje për IndeksOnline, Dogana e Kosovës  ka treguar se legjislacioni në vendin tonë përcakton lirimet për personat me nevoja të veçanta si dhe invalidët e luftës. Po ashtu zyrtari i departamentit për informim i DK-së, Adriatik Stavileci ka bërë të ditur edhe dokumentet të cilat duhet ti kenë për tu liruar nga pagesa këta persona.

“ Lirimet për persona me nevoja te veçanta kane bazë ligjore tek ligji Nr. 03/L-109, respektivisht Aneksi ‘A’ Neni 78, paragrafi 1 dhe 2. Derisa dokumentet e nevojshme janë si në vijim:

1: Vendimin nga organi kompetent apo Komisioni (mendimin e konzoliumit te mjekeve të QKUK-së) që konfirmon vërtetimin e dëmtimit trupor. 2. Ne rast se personi është përfitues i pensionit invalidore vendimin nga Ministria për Pune dhe mirëqenie Sociale MPMS. 3. Leja e Qarkullimit te automjetit 4.      Patentë shoferi. 5.  Libreza e HANDIKOS-it 6. Atesti nga organi kompetent, që vërteton se  automjeti i  përshtatet për ngasje personit me nevoja te veçanta. 7. deklarate me shkrim se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejte.

Kurse lirimet për invalidët e luftës lirim nga pagesa e detyrimeve importuese për kategorinë e personave me nevoja të veçanta (Invalid te luftës ) që kanë të drejt lirimi është parapare me ligjin nr. 04/L/054 për statusin dhe te drejtët e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtareve te ushtrisë çlirimtare te Kosovës viktimave civile dhe familjeve te tyre i plotësuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 04/L-172 si dhe me dispozitat e nenit 76-81 të aneksit “A” të Kodit Doganor dhe Akcizave Nr. 03/L-109” ka thënë Stavileci për IndeksOnline.

Më tej Stavileci  ka përfunduar se automjetet të cilat lirohen nga detyrimet doganore nuk mund të shfrytëzohen tek personat tjerë.

“Automjetet e liruara nga detyrimet doganore “Nuk mund të huazohen, të jepen me qira apo të transferohen te personat e tjerë”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë