Lladrovci pezullon 4 zyrtarë në Komunën e Drenasit të cilët kanë aktakuza

Në muajin e parë të punës, kreu i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, pezulloi nga puna katër zyrtarë komunal.

Lladrovci këtë vendim e mori pasi që zyrtarët kishin të ngritur aktakuzë. Kryetari i Drenasit u ka hequr 50 për qint të pagës zyrtarëve.

Sipas zyrës për informim në këtë komunë, kryetari Lladrovci këtë vendim e ka marrë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 69, pika I.1, I.2 I.3 dhe pika II, dhe rekomandimeve të Agjencionit Kundër Korrupsionit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë