Ajri në kryeqytet vazhdon të jetë i pashëndetshëm

Ajri në kryeqytetin e Kosovës është  i rrezikshëm. Përdorimi i lëndeve djegëse nga qytetarët për t’u ngrohur nëpër shtëpitë e tyre, pas rënies së skajshme të temperaturave, duket se është reflektuar në cilësinë e ajrit në Prishtinë.

Matja e fundit, e bërë në orën 22:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, tregon se ajri është “shumë i pashëndetshëm”, raporton Gazeta Express.

Cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 243 ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër. /Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë