Marshi protestues i AAK-së, arrin para ambasadës franceze, kërkohet lirimi i Haradinajt (Live)

(I plotësuar)

Protestuesit e mbledhur në marshin protestues kundër arrestimit të Ramush Haradinajt pas arritjes tek ambasada e Francës në Prishtinë, janë shpërndare të qetë.

————————————————————————————————–

Marshi protestues i AAK-së, tashmë ka arritur para ambasadës franceze. Nën brohoritjet liri për Ramushin po kërkohet lirimi i tij. 

————————————————————————————————–

Shumë qytetarë të Kosovës, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës se AAK-së në marshin protestues të kësaj partie kundër arrestimit të Ramush Haradinajt. 

Me pankarta në duar dhe më moton ‘Haradinaj është Kosova”, është duke u zhvilluar ky marsh. Protestuesit janë mbledhur tek ‘Neë Borni’, për të vazhduar tek ambasada franceze në Prishtinë.

Ftesës se AAK-së i janë përgjigjur pozitivisht struktura të partive opozitare si Vetëvendosje e Nisma. Poashtu në mars shihen edhe strukturat e organizatave të dala nga lufta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë