Ja sa borë ka rënë në secilën komunë të Kosovës

Instituti Meterologjik i Kosovës ka njoftuar se sa borë ka rënë në disa komuna të Kosovës.
Sipas këtij instituti, borë do të bie edhe gjatë gjithë natës së sotme dhe paraditen e së shtunës.
Borë më së shumti sipas IHMK-së ka rënë në Gadime të Lipjanit, kurse më së paku në Pejë, shkruan Indeksonline.
“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobeta të borës. Gjatë natës presioni atmosferik do të rritet duke krijuar kushte për nderprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do te vazhdojnë edhe gjatë natës dhe ne pjesën e pare të ditës së shtune. Temperaturat minimale gjatë vikendit parashihen të zbresin deri -19 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites parashihen të rriten deri -7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtesi mbi 12m/s”, thuhet në njoftim.
Reshjet e borës të regjistruara në orën 14:00 në territorin e Republikës së Kosovës janë:
-Prishtinë 35 cm
-Podujevë 36 cm
-Pejë 11 cm
-Malishevë 19 cm
-Gjakovë 25 cm
-Budakovë 75 cm
-Kotlinë (Kaçanik) 57 cm dhe
-Gadime (Lipjan) 65 cm.