Vehbi Berisha: Po mundohen ta mbajnë me zor Ministren e MAPL-së Mirjana Jetviqh

Ish-Kandidati për Kryetar të Komunës së Drenasit Vehbi Berisha nga Partia FJALA nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në facebook është shprehur i dëshpëruar me zhvillimet e fundit politike ku ka akuzuar se zyrtaret qeveritar më shumë janë të preokupuar me rritjen e mëditjeve për deputetet dhe duke u mundu me mbajt me zor në pozitë, ministren serbe të MAPL-së znj. Mirjana Jetviq ku ka numëruar një serë veprimesh të marrë shteti Serb në raport me Kosovën duke filluar nga bisedimet, asociacioni i komunave më shumicë serbe, vizitat e krerëve serb qysh donë dhe kur donë ata vetë, prania e telekomit serb, muri në Mitrovicë, arrestimet e vazhdueshme të ish-pjesëtareve të UQK-së.

Për më tepër lexoni postimin e plot të tij, të bërë në rrjetin social facebook:

“Bisedimet, asociacioni i komunave më shumicë serbe, vizitat e krerëve serb qysh donë dhe kur donë ata vetë, prania e telekomit serb, muri në Mitrovicë, arrestimet e vazhdueshme të ish-pjesëtareve të UQK-së, e këta zyrtaret tanë qeveritar janë të zënë me rritjen e mëditjeve për deputetet dhe duke u mundu me mbajt me zor në pozitë, ministren serbe të MAPL-së znj. Mirjana Jetviq (se ndoshta pi begeniset dikujt). Ndërsa në anën tjetër shtetet mike nëpërmjet ambasadorëve të tyre si ajo e Gjermanisë znj. Angelika Viets na thotë se Kosovës po i ikën koha dhe po i humbin miqtë, ku pothuajse qëndrime të ngjashme pati edhe Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen. E ne kurrsesi me marrë vesh, veç se mjerë ne që s’pe dimë se sa të “ligë” jemi. Gjyshi im rahmetlia thoshte: “e mrama me hajr”. Tash prit e këqyr seri. VGB”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë