AAK’ja proteston për ndalimin e Haradinajt në Francë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nesër do të organizojë një marsh protestues, për të kundërshtuar ndalimin e liderit të saj Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
“Nesër në Prishtinë organizohet protestë paqësore si reagim ndaj arrestimit të liderit tonë Ramush Haradinaj në Francë. Do të takohemi tek New Born ora 13:00, për të vazhduar me marsh protestues deri te Ambasada Franceze”, thuhet në njoftimin që është shpërndarë nga personalitete të AAK-së.
Në njoftim ftohen strukturat e AAK-së, qytetarët dhe mbështetësit që të mobilizohen për protestën e nesërme.