Asambleisti i Drenasit Vehbi Berisha shembull i llogaridhënies

Meqenëse ndodhemi në përmbyllje të vitit 2016, ku shumë institucione kanë shpalosur të arriturat dhe aktivitetet e tyre gjatë këtij viti, por se tash një praktikë e tillë po zbatohet edhe në nivelin individual ku një shembull dhe praktikë e mirë është ndjekur edhe nga Asambleisti pavarur në Kuvendin Komunal të Drenasit Vehbi Berisha i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka publikuar raportin e tij të punës duke bërë publike një përmbledhje aktivitetesh të zhvilluar gjatë vitit 2016. Vehbi Berisha ishte Kandidat për Kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia FJALA në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit, pasi që është edhe Kryetar i degës së kësaj partie në Drenas.

Për më tepër lexoni postimin e plotë të publikuar në faqen e tij në facebook:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar miq dhe përkrahës, me rastin e përfundimit të vitit kalendarik 2016, me lejoni që nëpërmjet këtij raporti elektronik përmbledhës të prezantoj punën time si Asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit për vitin 2016, me qellim të ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve, duke shpresuar se kjo praktikë e mirë do të aplikohet edhe nga Zyrtarë tjerë të Zgjedhur Publik në vend. Në mungesë të mjeteve financiare që ky raport i punës sime të shpërndahet i shtypur dhe në ndonjë aheng të veçanet, përmbledhjen e aktiviteteve të mija për vitin 2016 e gjeni nëpërmjet fotove të bashkangjitura në ketë postim si dhe në formatin PDF nëpërmjet linkut në vazhdim ku edhe mund ta shkarkoni: https://www.dropbox.com/s/er228c1al72w5jt/Vehbi%20Berisha%20-%20Raporti%202016.pdf?dl=0
Natyrisht se nuk mund ta përmbylli këtë publikim timin pa i falënderuar edhe njëherë të gjithë qytetarët e Drenasit, e në veçanti të gjithë ata të cilët bashkëpunuan me ne, na besuan dhe na përkrahen në mënyrë të vazhdueshme. Me shpresën se viti 2017 do të jetë më i mirë se viti që po e lemë pas, si dhe do të jetë më frytdhënës në aspektin organizimit dhe qeverisjes lokale në Drenas, ju përshëndes dhe ju uroj suksese në çdo fushë të jetës.
Faleminderit
I juaji Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë