Ramiz Lladrovci del në vendin e punës

Nesër në Drenas mbahet mbedhja inauguruese e kryetarit të ri të Komunës, Ramiz Lladrovci. Ende nuk dihet nëse kjo mbledhje është e hapur për publikun por dihet se publiku ëhstë i ftuar nesër në tubim me publikun rreth punës një vjeqare në komunën e Drenasit. Asambleisti Xhavit Drenori ka shkruar në profilin e tij njoftimin për dy informata shumë të rëndesishme për qytetarët e komunës së Drenasit.
Njoftimi:
Nesër, dt. 29.12.2016, me fillim nga ora 10:00 do të mbahet TUBIM ME PUBLIKUN rreth punës një vjeqare në komunën tonë.
Ftohen veqanarisht kryetarët e fshatrave dhe lagjeve urbane për të bashkbiseduar rreth realizimit të projekteve gjatë vitit 2016.
Dhe, me fillim nga ora 13:00 do të mbahet mbledhja inauguruese e kryetarit të ri, z. Ramiz Lladrovci.
Për këtë mbledhje nuk e di a është e hapur për publikun (dhe nuk kam mandat të ju ftoj!).
Përndryshe, të dy këto aktivitete mbahen në sallën e re të kuvendit komunal në ndërtesën e re të komunës./DrenicaOnline/