Lladrovci pasnesër jep betimin si kryetar i Drenasit

Komuna e Drenasit ka njoftuar se kryetari i saj i porsazgjedhur, Ramiz Lladrovci  do të jap të enjten betimin e tij për postin e ri.

Betimi do të bëhet në objektin e komunës së Drenasit të nga ora 13, ka bërë të ditur komuna.

“Komuna e Drenasit, fton mediat e shkruara dhe elektronike të marrin pjesë në mbledhjen inauguruese në dhënien e betimit të Kryetarit të ri të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci.  Betimi i Kryetarit të Komunës, do të bëhet me datën 29.12.2016 ( e enjte ) duke filluar në ora 13:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës ( objekti i ri i Komunës, kati përdhes)”, thuhet në ftesën e komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë