11 të vdekur nga të shtënat me armë në Çikago

Policia e Chikagos ka thënë se 43 njerëz janë goditur nga armët e zjarrit, kurse 11 prej tyre kanë vdekur, gjatë vikendit të fundit.
Të shtënat fatale kanë nisur në një parti familjar për kërshëndella në pjesën jugore të qytetit, ku dy persona mbetën të vrarë dhe disa tjerë të plagosur.
CBS News Chicago raporton se dhuna këtë vit ishte më e vogël krahasuar me vitin e kaluar në të cilin pushimet e kërshëndellave kishin lënë 30 persona të vdekur në Çikago, që i bie dy herë më shumë se këtë vit.
Zëdhënësi i policisë Anthony Guglielmi tha në një deklaratë se shumica e të shtënave dhe vrasjeve nga e premtja pasdite e deri të hënën në mëngjes janë kryer nga bandat kundër rivalëve të mundshëm të cilët ishin në tubime ose pushime e që në këto raste bëhen shënjestër e lehtë.
Ai thotë se 45 armë janë konfiskuar të premten pasdite.
Më shumë se 700 vrasje janë raportuar gjatë këtij viti në Chikago. Ndërkaq vitin e kaluar, janë raportuar më pak se 500 vrasje në këtë qytet.