Zyrtarët Qeveritar më të korruptuarit
Zyrtarët Qeveritarë, po dalin të jenë më të korruptuarit në Kosovë. Kështu po shihen në sytë e qytetarëve.
Një publikimi i bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon se në bazë të përqindjes nga anketa që kanë realizuar me qytetarë del se zyrtarët qeveritarë prijnë sa i përket korrupsionit, shkruan Indeksonline.
46 përqind e qytetarëve besojnë se ka korrupsion te zyrtarët qeveritarë dhe të Kuvendi. Ndryshe 42 përqind kanë deklaruar se ka korrupsion te përfaqësuesit e qeverisë locale.
40 përqind besojnë se ka korrupsion te gjyqtarët, presidenti e kryeministri.
35 përqind kanë deklaruar se korrupsion ka tek zyrtarët tatimor. 30 përqind deklarojnë për korrupsion te drejtuesit e bizneseve.
18 përqind besojnë se ka korrupsion në Polici, ndërsa 17 përqind te prijësit fetar.


