Koleksioni i Gentës do ju mahnis! Ja cfarë e bënë ndryshe nga dizajneret tjera

Është një dizajnere e re e cila premton shumë. Është kjo Genta Nebihi, nga Drenasi e cila kreatcionet e saj të veshjeve po i sjell shumë më ndryshe nga dizajnerat e tjera.

Koleksioni i saj quhet “Metamorfozë”  dhe Genta spjegon arsyet pse quhet ashtu.

“Me metamorfozë kuptojmë një ndryshim total në formë, strukturë ose substancë. Në koleksionin tim kam dashur fillimisht të përdorë dukurinë e metamorfozës në fushën e dizajnit të modës duke bërë kështu transformimin e dukurive objektive dhe subjektive në veshje dhe duke i përdorur ato për të dhënë një mesazh të caktuar”, thotë Genta.

Ajo synon të shfaq një mënyrë tjetër të të kuptuarit modën prej asaj qe e shofim çdo ditë në rrugë, ekranet tona dhe rrjetet sociale.

Genta përdor më shumë imagjinatë dhe një gjuhë ekspresive për të treguar më shumë për vetën më anë të veshjeve.

Ajo shpreson që kjo formë e artit të përhapet edhe më shumë në Kosovë.

Genta, tregon se në vitin 2015 e ka përfaqësuar Kosovën në garën ndërkombëtare “Frankfurt Style Award” në Gjermani si dhe ka qenë finalistë në mesin e të gjithë studentëve nga e tërë bota ku është përzgjedhur në kategorinë “Eclogical Green”.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë