“Shkëlqesia e tij z.Hashim Thaçi” – një gazetë e Frankfurtit tallet me titullin mbretëror të Presidentit

Një ftesë e dërguar mediave serbe nga zyra e komunikimit për media nga Kuvendi i Kosovës, mediat serbe thonë se ftesa e paraqiste Hashim Thaçin si mbretëror

Sipas gazetës “Vesti” e cila kishte marrë ftesën nga Zyra e Komunikimit nga Kuvendi, thuhet se në ftesë ka shkruar “Presidenti i Kosovës, Shkëlqesia e tij Hashim Thaçi, do t’i adresohet me fjalim nesër deputetëve të Kuvendit”, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja “Vesti” e cila gjendet me seli në Frankfurt të Gjermanisë, thotë se tetë vite më parë, “Kosova ka shpalli të ashtuquajturën pavarësi, tani po e quajnë veten edhe Republikë”.

“Ndoshta ka pasur ambicie të tjera, por të paktën tani për tani, vendi nuk është i njohur si monarki. Megjithatë, ky detaj i vogël nuk i pengon Hashim Thaçit nga të qenit ‘shkëlqesia e tij’”, ka shkruar e përditshmja.

Megjithatë, fjalimin e presidentit Thaçi e kanë bojkotuar partitë opozitare; Vetëvendosja, AAK dhe Nisma.

Seanca e veçantë ku presidenti Thaçi do të mbajë fjalimin e fundvitit para deputetëve, do të fillojë në orën 11:00.

Adresimi i Presidentit të vendit para deputetëve është obligim kushtetues, në të cilin i para i vendit raporton për punën njëvjeçare të tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë