Krasniqi i kundërpërgjigjet Lladrovcit: “Klani Pronto” është si UDB-a (Video)

Jakup Krasniqi i ftuar në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Sipas Krasniqit, ai nuk ka pasur problem me asnjë njëri as gjatë luftës dhe pas luftës po ashtu as me Fehmi Lladrovcin.
“Kjo është realisht një shkollë që duhet ta quajmë shkolla Pronto dhe e cila mund të krahasohet me politikën e Gebelsit, Stalinit, Tankoviqit dhe Millosheviqit. Dhe sigurisht është një shkollë e UDB-es, që ky vend e ka përjetuar me dekada, tha Krasniqi në Politikë.