Gazeta serbe: A është Hashim Thaçi mbret? Ftesa e tij jo e arsyeshme

Një ftesë jo e zakontë po quhet ftesa që i është bërë disa gazetarëve serbë nga zyreja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për seancën e nesërme të adresimit në Kuvendin e Kosovës.
Ky “incident gjuhësor” për gazetën serbe, “Vesti” përbën shkelje të ligjit dhe së drejtës së përdorimit të barabartë të gjuhës serbe.
Në ftesën që e ka dërguar zyra e medieve e parlamentit të Kosovës gazetarëve serb, ftesa nga zyreja e Hashim Thaçit ngjanë me ftesat nga pallatet mbretërore.
”Kryetari i Kosovës, lartmadhëria e tij, Hashim Thaçi do t’i drejtohet parlamentit”, thuhet në ftesën e Thaçit.