Lladrovci do ta padisë Xhavit Drenorin dhe babanë e tij (Video)

Kryetari i sapozgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se do ta padisë deputetin e pavarur Xhavit Drenorin dhe babanë e tij.

Për Tribuna Channel ai ka thënë se një padi të tillë do ta bëjë pasi këta të dy kanë shpifur kur kanë thënë se ka bajtur para me thasë.

“Ka thënë se me kamion të portokall thasë me pare. A e dinë që është shpifje kjo? A e dinë që për shpifje shkojnë babë e birë  në burg? A e dinë që unë kam për t’i bërë padi për këtë gjë? Ka thënë se një thesë me para e kam përdorur për krejt ato ndërtime që i kam bërë. Një thes para i ka përdorur kur është bërë deputet. Ti e njeh Arjeta Emën, pyete atë dhe të tregon se në katundin tim mi kanë vjedhur votat, i ka parë vet me sytë e saj”, ka thënë Lladrovci.

Gjithashtu ai thotë se vet Drenori deri vonë nuk ka folur me babën e tij dhe sapo janë ndrequr, po atë ditë ia ka bërë padinë babait të vet.

“Unë jam gëzuar kur Xhavit Drenori është ndreq me babanë e vet se nuk ka fol me vite të tëra me babnë e vet. Jam gëzuar se unë jam shpirtmirë dhe ai atë ditë që është ndrequr, atë ditë ia ka bërë padinë babait të vet. Sepse ka përdorur babanë e vetë dhe thotë se ka thënë baba se Ramiz Lladrovci ka qenë ngelaq. Dhe unë këtë punën e fizikës e kam bërë se në klasën e 7 i kisha pas 3 tresha se mosha e pubertetit Dardan dhe kam bërë lojë fjalësh që janë marrë krejt me këtë punë, po tash doli qe është ashtu qysh kam thënë”, ka shtuar më tej ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë