Këngëtarja kosovare e cila tash e një kohë po jeton në SHBA duke tentuar të hyjë në tregun e muzikës ndërkombëtare, ka zbuluar një lajm të madh që lidhet me karrierën e saj.
Fjala është për Linda Halimin, e cila këto ditë ka udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës” në RTSH.
Ajo gjatë një emision televiziv ka zbuluar se në muajin janar të vitit 2017, do të jetë në kopertinën e revistës së njohur amerikane “People”, transmeton “Magazina.al”.
“Në janar do të jem në kopertinën e revistës “People” për humbjen e peshës, mezi po pres ta shoh”, ka thënë Linda. Revista pritet të dalë në shitje më 13 janar të vitit që po vjen.
