Ekstradohet kosovari i dyshuar për trafik droge

Është ekstraduar nga MALI I Zi për në Republikën e Shqipërisë, kosovari me inicialet A.C, 40-vjeç. Kosovari siç mëson Indeksonline nga policia, ka masën e sigurisë arrest me burg për trafik droge.
“I dyshuari është ekstraduar me datën 19 dhjetor, në Pikën e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit. Ai nga Mali i Zi ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kanë deklaruar në polici.