Shoqëria civile mblidhet sot para Kuvendit, kërkon drejtësi për Astritin

Shoqëria civile ka njoftuar se sot do të protestojë para Kuvendit të Kosovës, në kohën kur brenda do të diskutohet për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për aktivistin politik Astrit Deharin, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit.

Protesta e tretë e thirrur nga shoqëria civile ka për qëllim vënien në vend të drejtësisë dhe zbardhjes së rastit në fjalë, ju ftojmë nesër (ditë e marte) nga ora 10:00 të bashkangjiteni për ta përcjellur seancën parlamentare para Qeverisë duke kërkuar #DrejtësiPërAstritin.

Kërkesat e shoqërisë civile janë:

Përgjegjësi për reagimin/përgënjeshtrimin e deklaratës të Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili thotë se peticioni me nënshkrimet e qytetarëve “Drejtësi për Astritin’, nuk adresohen për kryesinë dhe mbajtjen e një seance parlamentare.

1. Hetim të pavarur dhe transparent për rastin sa më parë.

2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.

3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë