Rita Oras i vjedhin miliona dollarë

Këngëtarja shqiptare Rita Ora sapo ka humbur një shumë të madhe parash nga një mashtrim që i ka bërë një ortak në biznes.

26-vjeçarja kishte investuar para në një biznes me personin që i ka vjedhur 2.3 milionë dollarë, nga llogaria e përbashkët.

Fqinjët e personit të dyshuar thonë se muajt e fundit ai jetonte si një “princ saudit” duke blerë makina të shtrenjta dhe një orë 25 mijë euro, transmeton Syri.

Policia ka nisur hetimet dhe kërkimin e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë