Këta janë 22 kandidatët për drejtor të Doganës (Dokument)

Indeksonline ka siguruar listën e kandidatëve të cilat kanë konkurruar për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Konkursi për këtë pozitë ishte shpallur me 15 nëntor ndërsa është mbyllur me 29 nëntor të këtij viti, ndërsa kanw aplikuar gjithsej 22 persona.

Tani Ministria e Financave është në fazën e emërimit të drejtorit të ri, por nuk dihet se kur do të zgjidhet ai.

Konkursi i parë ishte anuluar pasi Ministria e Financave kishte marr vendimin se palët nënshkruese të memorandumit të mirëkuptimit Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës në njërën anë, dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e përfaqësuar nga ambasada britanike në Kosovë, për përzgjedhjen e së paku 20 pozitave të larta shtetërore, kanë identifikuar se edhe pozita e drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës është njëra nga ato.

Lista e plotë e kandidatëve për drejtor të Doganës:

Lulzim Rafuna

Agim Nika

Bahri Berisha

Ardian Jashari

Hamdi Hoxha

Albert Mirdita

Lavdim Shala

Besnik Prokshi

Bashkim Arifi

Shaqir Totaj

Sabri Klaiqi

Faton Abazi

Kujtim Qafleshi

Skender Haziri

Bajram Rexha

Ruzhdi Zeqiri

Besim Curri

Gazmend Maloku

Valdete Krasniqi

Agron Sadiku

Blerim Mehmetaj

Ekrem Grabanica.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë