Kërkesa interesante e vëzhguesve të Drenasit, ambasadori i SHBA-së s’i thyen rregullat (Video)

Ditën e zgjedhjeve në Drenas (18 dhjetor) i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie i cili vëzhgoi nga afër procesin e zgjedhjeve të kësaj komune.
Indeksonline përcolli momentin kur diplomati amerikan vizitoi fshatin Llapushnik. Mirëpo, pasi “skanoi” gjithë procesin, ambasadori mori një kërkesë interesante nga vëzhguesit.
Ata i kërkuan Delawie-s që ta bëjnë nga një fotografi, mirëpo stafi i ambasadës me gjithë mirëkuptimin tha se një gjë e tillë nuk është e lejuar. /Indeksonline/
Shikojeni videon:




