Ja arsyet pse Nisma i humbi zgjedhjet në Drenas

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci ka fituar bindshëm në zgjedhjet e djeshme për kryetar të Komunës së Drenasit, kundër kandidatit të tij nga radhët e Nismës, Isa Xhemajlaj.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lladrovci ka fituar 62,69 % të votave, kurse Xhemajlaj 37,31 %.

Analisti i çështjeve politike të Kosovës, Imer Mushkolaj për Indeksonline thotë se arsyeja e humbjes së zgjedhjeve nga ana e Nismës është se ata nuk e deshën fitoren.

“Nisma, me partnerët e saj, nuk e deshën fitoren. Pas raundit të parë, ato punuan shumë pak me qytetarët, mbase duke besuar se thyerja e PDK-së kishte ndodhur tashmë dhe do ta kenë më të lehtë të fitojnë. PDK ia ka dalë që të ruajë bastionin e vet dhe kjo është një fitore e rëndësishme e Kadri Veselit dhe testi i parë i kaluar me sukses nga ai”, tha Mushkolaj.

Gjithashtu, sipas tij, Lladrovci u votua edhe për shkak se qytetarët mendojnë se premtimet mund të realizohen më lehtë duke qenë se PDK është pjesë e qeverisjes qendrore.

“Qytetarët e Drenasit ia kanë besuar votën Ramiz Lladrovcit me idenë se mbase mund t’i realizojë më lehtë disa nga premtimet e dhëna, duke qenë se PDK është pjesë e qeverisjes qendrore”, ka shtuar më tej ai.

Pasi në zgjedhjet e raundit të parë me 4 dhjetor kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe

Zgjedhjet e raundit të dytë u mbajtën me 18 dhjetor, për shkak se në zgjedhjet e para të datës 4 dhjetor, as Lladrovci dhe as Xhemajlaj nuk arritën të marrin 50 përqindshin e votave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë