Inspektorati Policor ndalon 59 policë për keqpërdorim autoritetit dhe marrje ryshfeti

Inspektorari Policor i Kosovës njofton se ka ndaluar 59 zyrtarë policorë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, njofton Klan Kosova.
Përmes një konference të IPK-së është thënë se bëhet fjalë për 23 shqiptarë, 23 serbë dhe një boshnjak.
Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla ka konfirmuar se Komuna e Mitrovicës është më e goditura nga ky aksion, për të cilin hetimet kanë nisur katër muaj më parë.